Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryetari Muharremaj, ka vizituar Shoqatën e të verbërve

2020/11/09 - 2:44

Shoqatën e të verbërve, sot e ka vizituar kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ku është njohur më për së afërmi me kushtet në të cilat ata punojnë. Për të përmirësuar infrastrukturën e kësaj Shoqate Komuna ka bërë investime në infrastrukturë të brendshme, ndërsa sot kryetari Muharremaj, ka premtuar që edhe në të ardhmen do të përkrahet kjo kategori e personave:

“Sot e vizitova Shoqatën e të Verbërve, për tu njohur së afërmi me kërkesat e tyre, për funksionimin sa më të mirë të kësaj shoqate.

Ne si institucione komunale, kemi bërë investime në rregullimin e infrastrukturës dhe ambienteve të zyreve, ku ata kanë qëndruar dhe në të ardhmen do të punohet edhe më tutje.

Poashtu përkrahjen dhe mbështetjen për aktivitetet e tyre do ta kenë vazhdimisht, që ata t’i promovojnë angazhimet e tyre,” ka thënë kryetari Muharremaj