Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryetari Muharremaj ka vizituar të dëmtuarit nga reshjet

2020/05/20 - 11:26

Reshjet e mbrëmshme të shiut kanë shkaktuar shumë dëme në bujqësi. Shiu i  rrëmbyeshëm e i përcjellur edhe me breshër, ka bërë dëme sidomos  në fshatin Nëpërbisht si  dhe fshatra tjera në Komunën e Suharekës. Kryetari Muharremaj, ka dal në terren dhe ka vizituar disa nga të familjet që kanë pësuar dëme në bujqësi. Ai ka premtuar se do të angazhohet që të sigurojë  mbështetje për të dëmtuarit:

“Dëmet janë të mëdha dhe ne do ta kërkojmë ndihmën nga institucionet qëndrore, e natyrishit do të angazhohem që tu ofroj mbështetje sipas mundësive.”