Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryetari Muharremaj, ka vizituar tri Shkollat e mesme të Komunës

2021/09/27 - 2:00

Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, i cili siç dihet për rrethana të krijuara nga pandemia COVID-19, ka filluar sot, kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka vizituar  vizituar tri Shkollat e mesme të Komunës sonë dhe ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për një proces sa më të mbarë.

Postimi i kryetarit Muharremaj lidhur me këtë vizitë:

“Sot ka filluar procesi mësimor, megjithëse me vones si rezultat i përballjes me pandeminë.

I kam vizituar tri shkollat e mesme të komunës sonë, ku mësimdhënësit i kam uruar për një proces të mbarë e të rregullt.

Poashtu jam njoftuar se janë ndërrmarrë të gjitha masat e caktuara nga institucionet përkatëse.”