Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryetari Muharremaj, kërkon kujdes nga qytetarët në hudhjën e mbeturinave

2020/11/26 - 3:51

Ndonëse ruajtjes së ambientit po i kushtohet kujdes i madh, duke e pastruar çdo hapësirë publike, në disa hyrje të banesave në qytet nuk po i kushtohet kujdes ruajtjes së pastërtisë. Kryetari Muharremaj,  lut qytetarët, sidomos ata që jetojnë në banesa që të kenë kujdes në hudhjën e mbeturinave nëpër korridore:

“Ju lutem që të keni kujdes me hudhjen e mbeturinave, sidomos në hyrje të banesave.

Ne duhet ta kemi kujdesin e duhur, ngase kjo papastërti ndikon edhe në shëndetin e familjeve tona.”