Suharekë
2020/12/28 - 1:31
Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj, ka pritur sot në zyrën e tij familjen e ish nënkryetarit të Komunës dhe drejtor në Qendrën Handikos Rexhep Kuçi, të cilëve iu ka dorzuar mirënjohjen – Post Mortum (pas vdekjes), për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në Humanizëm.
Me këtë rast kryetari shprehet:
“Si kryetar i Komunës së Suharekës, z.Rexhep Kuçi e kam nderuar me MIRËNJOHJE – Post Mortum (pas vdekjes), për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në Humanizëm.
Ne do të jemi përherë mirënjohës, për angazhimin dhe kontributin e tij”.