Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryetari Muharremaj takon kryetarin Haskuka

2020/07/24 - 11:17

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, u takua me kryetarin e Komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka, ku biseduan për projektet e ardhshme në shumë drejtime, të cilat mund të ndodhin mes dy komunave tona.

Angazhimi dhe përpjekja  e përbashkët  e të dy kryetarëve është edhe më tutje në masat për parandalimin e pandemisë Covid-19.

“Unë e kam ofruar bashkëpunimin ndërinstitucional, që së bashku t’a realizojmë më të mirën për qytetarët tanë”, ka thënë në fund kryetari Muharremaj.