Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryetarja  e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret vizitoi Suharekën

2020/11/11 - 6:20

Komunën e Suharekës sot e ka vizituar  Kryetarja  e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret e cila shoqërohej edhe nga Ambasadori i po këtij shteti në Kosovë z.Thomas Kolly dhe disa deputetë të Këshillit Kombëtar Zvicëran. Gjatë takimit që u organizua në objektin e Komunës, kryetari Muharremaj, ka falënderuar  zonjën Moret dhe ambasadorin Kolly, për vizitën dhe për përkrahjen e shtetit mik Zvicërës në projektet e Komunës së Suharekës, të cilat në numër nuk janë pak. Pas këtij takimi së bashku të gjithë kanë vizituar fshatin Reçan, ku në një projekt ka investuar qeveria Zvicërane.