Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kujdesi ndaj hapsirave publike

2019/05/15 - 1:05

Rregullimi dhe mirëmbajtja e hapsirave publike, janë shumë të rëndësishme për secilin qytetar, andaj të mundohemi sado pak secili prej nesh që ta japim kontributin tonë, ka deklaruar kryetari Komunës z.Bali Muharremaj. Ndër të tjerash, ai, në profilin e tij në facebook, ka shkruar: Kujdesi dhe mirëmbajtja për hapsirat publike do të vazhdoj. Natyrisht bashkë me ju e realizojmë Therandën me ambientin më të mire”

Është e rëndësishme që në secilën hapsirë publike ku gjendeni afër, ta jepni kontributin tuaj vullnetar në rregullimin e saj, ngase kjo ndikon në të mirën tonë të përbashkët.