Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Ligjeratë nga KFOR-i italian-CIMIC

2019/05/14 - 12:38

Është mbajtur ligjerata “Siguria në punë, këmbimi i ideve Itali-Kosovë”

Pjestarë nga KFOR-i CIMIC italian, sot kanë ardhur në Komunën e Suharekës, për t’a mbajtur këtë ligjeratë, duke dhënë një rezyme për rregullat dhe ligjet që zbatohen në punë, në Itali. Pjesë e kësaj ligjerate kanë qenë zyrtarë nga Komuna e Suharekës dhe nga Komuna e Malishevës. Nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka, ka qenë pjesë e takimit dhe ka mbajtur një fjalim të shkurtër duke thënë: “kjo ligjeratë është e mirëpritur nga ne dhe se ndikon mirë kur i dëgjojmë krahasimet e ligjeve dhe rregullave në mes të Kosovës dhe Italisë. Duke shtuar se siguria në punë krijon ambient të mirë për punëtorët dhe ndihen të sigurt në vendin e tyre të punës dhe puna ka cilësi më të madhe”. Prezent ishin edhe drejtori i Gjimnazit z.Fadil Elshani si dhe drejtorët nga Komuna Sanie Kuqi dhe Enver Shabani. Në fund, pjesëmarrësit kanë marrë çertifikata për pjesëmarrje.