Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

MASH dhuron 21 laptopë për 7 shkolla të Komunës së Suharekës

2020/12/22 - 3:16

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka dhuruar sot 21 laptopë për shtatë shkolla të komunës së Suharekës, të cilat i ka pranuar Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit z. Remzi Bajselmani. Laptopët i ka sjellë në Suharekë dhe i ka dorëzuar përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Fatmir Elezi, të cilin edhe e kanë falënderuar drejtorët e shkollave që kanë përfituar nga ky donacion i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Shkollat që kanë përfituar laptopë janë: SHFMU “7 Marsi” në Suharekë, ShHFmu ’’Edit Durham” në Mushtishtë, SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc, SHFMU “Kongresi i Manastirit” në Studençan, SHFMU “Dituria” në Samadrexhë, SHFMU “Destan Bajraktari” në Suharekë si dhe SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani” në Leshan.