Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Mbledhja e 11-të e rregullt e Komiteti për Politikë dhe Financa për vitin 2024

2024/11/26 - 2:52

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka mbajtur mbledhjen e 11-të të rregullt për vitin 2024, ku janë shqyrtuar dhe diskutuar këto pika të rendit të dites;
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluarprocedurat përmes konkurrimit tё hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;
3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm;
4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit përzgjedhës për Drejtor dhe zëvendësdrejtor të IEAA-AP;
5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e kërkesave;
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar për t’u proceduar në Asamblenë Komunale.