Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Mbledhja e 6, (gjashtë) e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

2020/07/23 - 2:03

Sot, është mbajtur mbledhja e KPF-së, në të cilën mbledhje ka marr pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj si dhe kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Bexhet Kuçi, i cili e udhëheq këtë takim.

Anëtarët e komitetit kanë pasur këtë:

REND DITE

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;

3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës “Zona Industriale”;

4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës “Banesat”;

5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e marrëveshjes së bashkpunimit ndër-komunal;

6. Shqyrtimi i projekt-vendimit për hapjen e shqyrtimit publik të projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK);

7. Informat e KKSB-së;

Do theksuar se në pikën e 3-të, anëtari i KPF-së z.Leonard Shala, ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e votimit të kësaj pike, e cila kaloi me vetëm 6 vota pro.

Për secilën pikë është diskutuar radhazi dhe të gjitha këto janë proceduar për në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë Komunale, e cila do të mbahet më 30 Korrik 2020.