Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Mbledhja e Këshillit të Drejtorëve

2020/06/29 - 10:58

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me Këshillin e Drejtorëve.

 

Kryetari, ka kërkuar nga të gjithë drejtorët që nëpër drejtoritë përkatëse t’i respektojnë masat kundër COVID 19.

 

Më pastaj ai  është interesuar për projektet e secilës drejtori dhe ka kërkuar nga drejtorët angazhim në mbarëvajtjen e punëve.

Më pas, drejtorët kanë raportuar secili për aktivitetet që janë duke u zhvilluar nëpër drejtoritë e tyre, përkatësisht në terren.