Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Me Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit u diskutua për Planin e punës për 2019

2019/01/22 - 12:38

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka ftuar sot në takim stafin e Drejtorisë Komunale pë Urbanizm dhe Planifikim, me të cilët ka bashkëbiseduar për Planin e punës për vitin 2019. Kryetari Muharremaj, ka  kërkuar nga stafi I kësaj drejtorie që të angazhohen sa më shumë dhe bashkërisht të punojnë për të mirën e qytetarëve. Të punësuarit në këtë drejtori janë zotuar para kryetarit Muharremaj se do të bëjnë më  të mirën në këtë drejtim dhe se do të jenë shembull në të gjitha detyrat dhe obligimet që kanë.