Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Me homazhe nderohen dëshmorët

2021/02/17 - 12:42

Komuna e Suharekës, sot në Ditën e shpalljës së Pavarësisë së Kosovës – 17 Shkurt, ka nderuar dëshmorët dhe përsonalitetet e ndryshme që kanë kontribuar në lirinë e vendit. Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, delegacione të ndryshme, përfaqësues të subjekteve politike dhe të institucioneve të ndryshme, kanë bërë homazhe dhe kanë nderuar fillimisht dëshmorët e Komunës të cilët kanë rënë për lirinë e vendit, e më pas edhe përsonalitetet e ndryshme që kanë dhënë kontribut të cmuar për  lirinë dhe Pavarësinë e vendit. Homazhe dhe kurora me lule janë vendosur te shtatorja e heronjëve të vendit  Besim Ndrecaj, Fadil Vataj, deshmorit Kenan Halimi, te shtatorja e ish kryetarit të komunës Ukë Bytyqi, lapidari i mbi 500 viktimave civile të luftës, pastaj te varret e dëshmorëve në Bllacë dhe në shpatijet e Carralevës.