Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Ministri i MASH-it Ramë Likaj, vizitoi Komunën e Suharekës

2020/07/24 - 1:37

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z.Ramë Likaj, i ka bërë sot një vizitë pune Komunës së Suharekës, ku fillimisht u prit nga kryetari i Komunës z. Bali Muharremaj me stafin e tij, ndërsa më pastaj ka vizituar edhe Shkollën e Mesme Teknike “Skender Luarasi”. Në takimin që u mbajt në zyrën e kryetarit të Komunës, u bisedua lidhur me përgatitjet rreth fillimit të vitit të ri shkollor, për nevojat që ka Komuna e Suharekës rreth cilësisë sa më të mirë në arsim si dhe për shumë çështje tjera sa i përket arsimit në këtë Komunë. Gjatë takimit u fol edhe për investimet që ka bërë MASH deri tash dhe për kërkesat që ka Komuna e Suharekës, për investimet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ministri Likaj, ka premtuar ndërtimin e një objekti të ri shkollor në fshatin Maçitevë, ndërsa për Shkollën e Mesme Teknike, ka premtuar një Punëtori automekanike dhe një hallë sportesh. Kryetari Muharremaj dhe Ministri Likaj, pas këtij takimi të shoqëruar edhe nga nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, kryesuesi i Kuvendit z. Bexhet B.Kuçi dhe drejtori i Arsimit në Suharekës z. Remzi Bajselmani, kanë vizituar Shkollën e Mesme Teknike “Skender Luarasi”.