Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

MPMQ- nis Projektin “Nga një të punësuar për familje” nga Komuna e Suharekës

2018/04/19 - 3:23

Nga Komuna e Suharekës, do të nis fushata për Projektin “Nga një të punësuar për familje”  e cila do të përfshijë familjet me asistencë sociale të kategotisë së dytë e që në këtë Komunë ka rreth 176 familje. Ky projekt do të jetë i përbashkët me Komunën e Suharekës, kështu u tha në takimin që u zhvillua sot në Suharekë, ku të pranishëm ishin edhe Zv.kryeministri i Kosovës, z.Fatmir Limaj, ministri i MPMQ-së z.Skender Reçica, zyrtarë të nivelit lokal dhe qëndror dhe familjarë  me  asistencë sociale të kategorisë së dytë. Takimin e bëri të hapur drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë në Suharekë, znj. Sale Bytyçi, kurse më pas ka ftuar për një fjalë rasti kryetarin e Komunës z. Bali Muharremaj: “ Shumë shpejt  do ta kemi një marrëveshjë me MPMQ-në, përmes së cilës do të punësohen rreth 30 përsona. Kështu do të punojmë që hap pas hapi të punësojmë edhe shumë përsona tjerë në Komunën tonë”. Ndërkaq, Zv.kryeministri i Kosovës, z.Fatmir Limaj,ka dhënë arsyen pse ky projekt po fillon nga Komuna e Suharekës: “Jo rastësisht po e fillojmë nga këtu, sepse Theranda njihet si Komuna, banorët e së cilës janë shumë punëtorë, kjo ishte edhe arsyeja pse po e fillojmë nga këtu”. E ministri  Reçica ndër të tjera ka thënë se “ punësimi nuk do të jetë më brengë e juaja, por e jona, për këtë qëllim edhe po e fillojmë projektin  për të punësuar  nga një anëtarë te familjës që nuk e kanë asnjë të punësuar “