Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Në 13 vjetorin e vdekjes – u përkujtua Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova

2019/01/21 - 8:15

Komuna e Suharekës, në 13 – vjetorin e vdekjës sot ka përkujtuar ish Presidentin historik të Kosovës, dr.Ibrahim Rugova.Me këtë rast u dha një program artistik në Qendrën Rinore “Shtëpia e Felbahut”, ku kryetari i Komunës. z. Bali Muharremaj, ka mbajt një fjalë rasti ku ka theksuar se: “Ishim me fat që ai ishte mendje ndritur dhe vizionar për popullin të cilin e udhëhiqte, atëher kur duhej të demonstronte vendosmëri dhe sakrificë. Ndërsa Halil Morina, ka lexuar vargje të burrështetasve që kanë shkruar për Dr. Rugovën. Gjatë programit që u mbajt edhe orë letrare me krijues nga Tirana dhe Suhareka.