Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Në Doberdelan u përurua objekti i ri shkollor

2020/09/16 - 12:37

Në fshatin Doberdelan të Suharekës, sot u bë përurimi i objektit të ri të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “28 Nëntori”, në përurimin e të cilit ishin të pranishëm Zv.kryeministrja  e Kosovës znj. Albulena Balaj – Halimaj, ministri i Arsimit z. Ramë Likaj dhe  ministri i Zhvillimit z. Blerim Kuçi. “Është kjo një shkollë model, fillimi i të cilës, ka filluar dhe ka përfunduar brenda një viti kalendarik” u tha me rastin e përurimit. Zv.kryeministrja  e Kosovës znj. Albulena Balaj Halimaj, ka shtuar se ky prej nga e kam prejardhjen edhe unë e kishte një shkollë e cila është vetëfinancuar nga qytetarët e Dobërdelanit ku të gjithë kanë dhënë kontributin financiar për këtë shkollë. Andaj objekti i ri është modern dhe i plotëson të gjitha kushtet për zhvillimin e procesit mësimor. Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, ka falënderuar fillimisht veteranët e luftës dhe banorët e fshatit që kanë dhënë një kontribut të mirë për shkollën dhe arsimin. Ai ka falënderuar edhe kryesin e punimeve për punën e mirë dhe për afatin e respektuar gjatë ndërtimit të objektit të ri shkollor. Ndërsa ministri i Arsimit z. Ramë Likaj pasi ka përshëndetur të pranishmit, ka thënë se Ministria e Arsimit, po bënë përpjekje për të siguruar kushte më të mira për një sistem arsimor më cilësor, sepse këta fëmijë e meritojnë një të ardhme më të mirë, një infrastrukturë më të mirë dhe një sistem arsimor më të avansuar. Suksese dhe punë të mbarë ka uruar edhe ministri i Zhvillimit z. Blerim Kuçi.