Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Në Sallagrazhdë u përurua Shtpia Muze e Heroit Fadil Vata

2021/11/25 - 4:44

Vendlidja e Heroit të kombit Fadil Vata, fshati Sallagrazhdë, ka mirëpritur sot shumë bashkëveprimtarë, shokë, miqë dhe idealist të Heroit, të cilët erdhën për të bërë përurimin e Shtëpisë Muze. Në këtë ceremoni  ishte edhe ish kryeministri i Kosovës dhe kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj. Ndërsa kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, me këtë rast ka përshëndetur të pranishmit me një fjalë rasti dhe ka fol për veprën dhe heroizmin e Fadil Vatës. Me nga një fjalë rasti janë paraqitur edhe Ramush Haradinaj dhe një shok e bashkëveprimtar  i Fadil Vatës, ndërsa në emër të familjës ka falenderuar vëllau i tij Ramë Vata. Me këtë rast u dha edhe një program i larmishëm kulturor.

Ky monument historik  është  ngritur me iniciativën e kryetarit të Komunës z. Bali Muharremaj dhe është financuar nga Komuna e Suharekës.