Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Në Sllapuzhan po fillon të ndërtohet lapidari i dëshmorëve dhe martirëve

2020/10/23 - 12:02

Në fshatin Sllapuzhan sot po fillon rregullimi i lapidarit të dëshmorëve dhe martirëve.

 

Banorë të shumtë të këtij fshati e kanë pritur kryetarin Muharremaj për t’a vënë gurthemelin e këtij projekti.

 

Ata ishin shumë të kënaqur me projektet që Komuna e Suharekës po i realizon jo vetëm në fshatin e tyre por në përgjithësi, në tërë territorin e komunës së Suharekës.

“Me këtë veprim ne do ti tregojmë brezave që deri te liria u dha shumë e u sakrifikua”

“Bashkë i nderojmë ata që i dhanë gjithçka vendit dhe jemi të një qëllimi për historinë tonë të lavdishme”, u shpreh kryetari Muharremaj.