Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Në Studençan u vu gurthemeli për ndërtimin e stadiumit të futbollit

2020/07/30 - 3:48

 

Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj, ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi dhe kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, kanë vendos sot  gurthemelin e ndërtimit të stadiumit të futbollit në fshatin Studençan. Gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve, kryetari i Komunës Bali Muharremaj ka thënë se  thënë se: “me vendim të  asamblesë janë ndarë  7 hektarë tokë për ndërtimin e stadiumit dhe kjo sot po bëhet realitet. Gjeneratat e më hershme por edhe këto të tanishmet e kanë pritur gjithnjë të kenë një stadium të mirë dhe modern.  Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për këtë qëllim ka ndarë 500 mijë euro.