Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Në Suharekë u diskutua për KAB (Kornizën Afatmesme Buxhetore ) për vitin 2024-2026

2023/05/31 - 7:45

Edhe sot po vazhdojnë të mbahen takime me qytetarë ku po diskutohet për KAB (Kornizën Afatmesme Buxhetore ) për vitin 2024-2026. Me banorë të Suharekës është diskutuar  për planifikimin e buxhetit. Edhe në këtë takim  të pranishmit i kanë paraqitur kërkesat e tyre dhe kanë dhënë ide lidhur me projektet që janë në interes për fshatin e tyre. Të gjitha propozimet dhe idet e tyre janë evidentuar në procesverbal dhe do të publikohen në webfaqen e Komunës si dhe do të merrën parasysh gjatë hartimit dhe planifikimit të Listës së projekteve të parapara për vitin 2024.