Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Në Tërrnje janë nderuar të rënët për lirinë e vendt

2021/03/25 - 4:56

Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, në përvjetorin e rënjës, sot ka bërë homazhe në fshatin Tërrnje pranë lapidarit të atyre që ranë për lirinë e vendit. Me këtë rast kryetari u shpreh:
“Ende qëndrojnë kujtimet, për krimet që i kreu barbaria serbe mbi shqiptarët, dhe këto plagë nuk shërohen derisa drejtësia ta thotë fjalën e saj.
E përjetshme qoftë lavdia e tyre. “