Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Nënshkruhet marrëveshja e mirëkuptimit për bashkfinancim me Sh.H.K.L “Shpresimi”

2013/05/16 - 12:00

Kryetari i komunës së Suharekës, Blerim Kuçi dhe përfaqsuesi i Shoqatës për hulumtimin e krimeve të luftës Sh.H.K.L “Shpresimi” në Suharekë, Hysni Berisha, kanë nëshkruar sot marrëveshjen  e mirëkuptimit për bashkfinancim perms së cilës   parashihet  hapja dhe rregullimi i  49 varreve dhe ri-varrimi i   31 kufomave të martirëve të familjës Berisha. Sipas kësaj marrëveshje, komuna e Suharekës do të participoj me vlerë prej 10.350, oo euro, kurse pjesën tjetër prej 8.910,oo euro do ta mbulojnë përfaqësuesit e Sh.H.K.L “Shpresimi” të cilët do të gjejnë mjete financiare. I tërë projekti për fazën e pare llogaritet të jetë 19.260,oo euro.