Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Nënshkruhet Marrëveshja për ndërtimin e 30 shtëpive

2020/06/25 - 2:18

Komuna e Suharekës, në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, “Cima Construction” si dhe qytetari ynë që jeton në Londër z.Xhavit Krasniqi nga fshati Dubravë, kanë nënshkruar Marrëveshjen për ndërtimin e 30 shtëpive për familjet me kushte të rënda ekonomike.

Nënshkrimi i Marrëveshjes u bë në ambient të hapur në parkun e qytetit.

Pas nënshkrimeve nga palët në marrëveshje, ka pasur prononcime nga secila pale.

Kryetari Muharremaj në prononcimin e tij për media, ndër të tjerash tha: “sot është një ditë shumë e rëndësishme për ne si Komunë e Suharekës sepse po u dalim në ndihmë qytetarëve tanë… shumë shpejtë do të dalim në terren për t’i vizituar këto familje dhe t’ua japim lajmin e mirë për ndërtimin e shtëpive”.

Po ashtu në prononcimet e tyre Halil Kastrati, Arsim Kabashi dhe Xhavit Krasniqi, janë shprehur se janë të kënaqur që po realizohet kjo marrëveshje për t’i dalur në ndihmë familjeve në nevojë.

Vlen të theksohet se marrëveshja është në vlerë prej 600.000 eurove.