Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Nga bora po pastrohen edhe trotuarët në qytet

2019/01/10 - 3:21

Pastrimi i borës nga rrugët kryesore dhe rrugicat  gjithandej po vazhdonë në Komunën e Suharekës, kjo punë e mirë po bëhet edhe nga Kompanitë private që vullnetarisht po angazhohen në pastrimin e borës si dhe banorëve që po ndihmojnë në këtë drejtim. Pastrimi i borës po bëhet edhe nëpër trotuaret e qytetit. Kryetari Muharremaj, përmes llogarisë së tij në fcb, ka falënderuar të gjitha ata që po angazhohen në pastrimin e borës dhe po mirëkuptojnë këtë situatë të reshjeve të shumta: “ Pastrimi vazhdon edhe në rrugët dhe trotuaret në qytet. Në teren janë edhe kompanitë private të cilat i falenderoj për kontributin dhe angazhimin.

Unë e mirëpres secilën kritik, siç do ta mirëpres edhe secilin kontribut vullnetar”., shkruar kryetari Muharremaj