Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Nga sonte policia shton aktivitetin e pas mesnatës

2022/07/27 - 11:04

 

 

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit znj. Mihrije Suka, ka fol për aktivitetet dhe punët që janë kryer në Komunë, ku tha se po bëhen përgatitjet për Festën e Diasporës “Festari  2022”, për programin e së cilës do të njoftojmë në vazhdimësi. Pastaj ka fol edhe për takimet dhe aktivitetet që janë zhvilluar e për të cilat ju kemi informuar gjatë dy jave. Ndërkaq për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar  komandanti i policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili fillimisht ka bërë të ditur se nga sonte do të ketë aktivitet më të madh të policisë pas orës 24 sidomos do të ketë kontrollë të atyre që po kthehen nga dasmat dhe ahengjet e ndyshme. Do të bëhet edhe testi i promileve të alkoholit, pasi dyshohet se pas ahengjeve  mund të ketë vozitës që kanë përdor alkohol. Më pastaj Sylaj ka   numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë  dy jave  si:  8 aksidente në trafik,  2 raste dhunë familjare, 2 falsifikim i parasë, 3 dëmtim prone, 1 organizim i skemave piramidale,  1  vjedhje, 1 gjetje e municionit, 1 ngacmim dhe 3 raste lendim i lehtl trupor.  Ndërsa gjatë 2 jave  janë shqiptuar  745  tiketa për kundervatje dhe 30 urdhëresa të realizuara.