Të nderuar fermerë të Komunës së Suharekës, ju njoftojë se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nga sot ka hap periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për kulturat dhe aktivitetet bujqësore, të cilat mbështeten përmes Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve për vitin 2023!
Si Drejtori për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari, kemi bërë të gjitha përgaditjet e nevojshme për mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit të aplikimit. Nëse paraqitet nevoja do të punohet edhe gjatë vikendeve poashtu do të zgjatet edhe orari i punës.
Për mënyrën e aplikimit dhe çdo paqartësi ose informacion shtesë, mund të drejtoheni në zyret e Drejtorisë për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari në Suharekë!