Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Nga sot Komuna e Suharekës me ekzekutivin e ri

2022/01/06 - 1:33

Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj sot ka ftuar në një takim drejtorët komunal të cilt do të jenë pjesë e ekzekutivit në qeverisjen lokale për katër vitet e ardhshme. Pjesë e kësaj qeverisjeje edhe një mandat do të mbetet nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka. Muharremaj, ka kërkuar nga të emruarit që të jenë drejtorë të të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatsie politike si dhe të punojnë me nderë dhe sipas ligjeve dhe rregullorëve në fuqi. Drejtorët e emeruar  janë: Drejtoria e Administratës – Kymete Bajraktari, Drejtoria e Arsimit – Remzi Bajselmani, Drejtoria për Shërbime Publike, Mjedis dhe  Emergjenca – Enver Shabani, Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor – Visar Kuçi, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Lorika Gashi, Drejtoria e Financave – Labinot Halitjaha (PDK), Drejtoria e Bujqësisë – Ardian Kotorri, Drejtoria për Pronë dhe Kadastër – Armend Krasniqi (PDK) dhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Besa Kuçi