Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

NJOFTIM

2023/01/31 - 8:22

FTESË PËR SESION INFORMUES
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal – Suharekë
Data: 01.02.2023
Ora: 10:00
Ftohen fermerët, të rinjtë dhe gratë nga komuna e Suharekësnë sesionin informues me qëllim të informimit për aplikim për grante në sektorin e bujqësisë dhe përpunimit.
Komuna e Suharekës dhe Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin trevjeçar (2023-2025): “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga Donatori BfdW nga Gjermania dhe bashkёfinancuar nga komuna Suharekë.
Projekti do të kontriboj që fermerёt, gratë, të rinjt, studentët, grupet e margjinalizuara dhe minoritetet, përmes aktiviteteve përkrahëse me grante, punё praktike dhe aftёsim profesional, të krijojnë kushte për aktivitete bujqësore apo biznesore, të cilat mundësojnë krijimin e të hyrave, punёsimin dhe përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike të tyre.
Për informata më të hollësishme në lidhje me aktivitetet e projektit dhe mundësit e aplikimit, ftohen fermerët, gratë dhe të rinjtë, që të marrin pjesë në sesionin informues.