Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Njoftim nga Drejtoria për Ekonomi Buxhet dhe Financa

2024/01/23 - 10:25

Njoftim nga Drejtoria për Ekonomi Buxhet dhe Financa Komuna Suharekë
Njofton të gjithë qytetarët e komunës së Suharekës se Ministria e Financave sektori i tatimit në Pronë ,ka marrë vendim që të gjitha pronat bujqësore nga viti 2024 do të ngarkohen me tatim në pronë.
Andaj me anë të këtij njoftimi shfrytzojmë rastin të ju informojmë për ata që nuk kanë qenë në dijeni se Kuvendi komunal Suharekë ka falë tatimin në pronë për tatimpaguesit për vitin 2023 në vlerë deri në 100 euro, ndërsa për ata që kanë paguar tatimin për vitin 2023 kompenzimi i po asaj vlere është bërë në vitin 2024.
Për informata shtesë për tatimin ,ngarkesat
bujqësore ,borxhet,marrëveshjet, apo faljen ju lutëm lajmrohuni në zyret e drejtorisë së Financave sektori i tatimit në pronë.