Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Pamje nga rrugët që shpiejnë për Carralevë dhe për fshatin Budakovë

2019/01/10 - 8:40

Reshjet e borës nuk kanë pushuar gjatë tërë natës, ashtu siç nuk janë ndalur së punuari Kompanitë e Komunës së Suharekës për të pastruar borën. Siç bëhet e ditur përveç Kompanisë së Kontraktuar edhe Kompani tjera private vullnetarisht i janë përgjigjur thirrjës së kryetarit Muharremaj për ndihmë banorëve të fshatrave malore. Kësaj thirrje ju kanë përgjigjur edhe shumë vullnetarë nga fshatra të ndryshme. Pamjet në foto janë të bëra mëngjesin e sotëm pas reshjeve te pa ndalura gjatë natës