Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Pastrimit të lumenjve, kujdes të veçantë

2021/02/04 - 11:59

Në Komunën e Suharekës, pastrimit të lumenjve, po i kushtohet kujdes i veçantë, sidomos tash pas reshjeve të shumta të shiut, ku janë krijuar hapësira me mbeturina që kanë sjellë vërshimet. Një punë e mirë në pastrimin e lumenjve po vazhdon të bëhet edhe në lumin “Toplluha” që kalon përmes qytetit. Kryetari Muharremaj, ka takuar sot punëtorët e “Ekoregjionit” që merren me pastrimin e Shtratit të këtij lumi:“Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë në këtë hapësirë edhe mbeturina, mirëpo punëtorët e Eko-regjionit janë në realizim të detyrave të tyre, që ne ta kemi një ambient të pastër.”ka thënë kryetari Muharremaj