Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Për përformancë të mirë, Suhareka do të përfitoj 231.956 euro

2020/04/03 - 9:49

Komuna e Suharekës, do të përfitoj  grantin   prej 231.956 euro, i cili jepet për përformancë të mirë komunale.  Ky grant është ndarë nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Agjensinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedinë dhe Nervogjinë, ku në tërësi për komunat e Kosovës janë ndarë 4.9 milionë euro.

Me këto grante do të shpërblehen komunat, të cilat kanë pasur dhe kanë përformancë më të mirë në qeverisje demorkatike, menaxhim komunal dhe ofrim i shërbimeve publike.