Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Përfaqësuesit e Bankës Botërore vizituan vendin ku do të ngritët Penda e Dragaçinës

2019/01/17 - 10:09

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore pas prezantimit të Projektit për Pendën e Dragaçinës së bashku kanë vizituar këtë pjesë ku parashihet të ngritët Penda. Këtu ekspertët nga afër kanë sqaruar se si mund të realizohet projekti i Pendës së Dragaçinës. Po kështu sot edhe para fermerëve suharekas është prezantuar projekti për ujitjen e tokave që uji do të sigurohet nga uji i Dragaçinës.