Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët në fshatin Savrovë

2023/06/02 - 11:07

Fshati Savrovë sot ka përkujtuar të gjithë ata që ranë për lirinë e vendit. Në 24 vjetorin e rënjes me një program janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e këtij fshati. Në këtë manifestim përkujtimor, kanë marrë pjesë mysafirë të shumtë, ndër ta edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka mbajtur një fjalë rasti ku ka përshëndetur të pranishmit dhe familjarët e dëshmorëve dhe martirëve. Ai tha se: “Në Savrovë ne po i nderojmë sot ata që jetësuan lirinë tonë”