Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Përkujtohet 24 vjetori i masakrës mbi familjën Berisha…

2023/03/26 - 11:06

Komuna e Suharekës, sot ka përkujtuar masakrën mbi familjën Berisha, krim ky më i madhi në një familje civile ku nga 49 të vrarët ende nuk janë gjetur trupat e 20 familjarëve të tyre. Në këtë ditë pikëllimi dhe dhembjeje jo vetëm për familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre, janë bërë homazhe dhe janë vendosur buqeta me lule. Kryetari i Komunës Bali Muharremaj, zyrtarë tjerë dhe familjarë të viktimave civile të luftës, kanë bërë sot homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule te lapidari i mbi 500 viktimave civile të luftës nga Komuna e Suharekës. Homazhe dhe vendosja e luleve u bë edhe te lokali ku janë vrarë e masakruar anëtarët e familjes Berisha, e po ashtu edhe te memoriali i varrezave të Berishëve.