Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Plan veprimi për ruajtjen e pyjeve

2013/05/03 - 12:00

Kryetari i komunës Blerim Kuçi, ka ftuar në një takim të përbashkët, komandantin e policisë në Suharekë, major Arsim Berisha, drejtorin e Agjensisë së Pyjeve të Kosovës Faruk Bojaxhiun, Kryetarin e Gjykatës komunale në Suharekë, Nuredin Abazin, të Gjykatës për kundërvajtje Durmish Berishën dhe zyrtarë të drejtorisë së Pylltarisë, ku kanë biseduar për masat që duhet të ndermirren në ruajtjen e pyjeve në këtë komunë. Pas një debati, ku u tha se pyjet po demtohen çdo ditë e më shumë nga prerësit e pandergjegjëshgëm, u kërkua nga Gjykatat e këtushme që t’ju japin prioritet në kohë lëndëve që kanë të bëjnë me prerësit e pyjeve, kurse nga Policia u kërkua që të përgjigjën sa herë që rojet apo zyrtarët e pyjeve e kërkojnë. Kryetari Kuçi, ka kërkuar nga drejtoria e Bujqësisë që brenda javës të hartojë një Plan veprimi për ruajtjen e pyjeve.