Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Po asfaltohet Rruga “Tre dëshmorët e Tivarit”- kryetari Muharremaj inspekton punimet

2018/07/13 - 10:20

Rruga “Tre dëshmorët e Tivarit” e cila e lidh rrugën që shpie  për Mushtisht dhe Sallagrazhdë, ka filluar të asfaltohet. Në punimet e asfaltimit të kësaj rruge ka shkuar të inspektojë punimet kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj. Ai është interesuar që punimet të kryhen ashtu si duhet, sipas projektit dhe kontratës. Kryetari Muharremaj ka takuar edhe banorë të këtyre fshatrave të cilët e kanë përgëzuar kryetarin për punën e mire që po bënë.