Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Po bëhet pastrimi i deponisë ilegale në Topliçan

2018/06/19 - 2:34

Drejtoresha e Urbanizmit dhe Planifikumit Hapsinorë, znj.Sanie Kuçi, së bashku me zyrtarë tjerë komunal kanë dalur në teren për të parë nga afër pastrimin e “deponisë ilegale” në fshatin Topliçan.

Ajo u shpreh se do të jemi çdo kund ku ka nevojë për intervenime të tilla që komuna jonë të jetë komuna më e pastër në Kosovë, ashtu si ka premtuar Kryetari Bali Muharremaaj.

I ftojmë qytetarët të jenë bashkëpunues dhe mbeturinat të hudhen në vendin e duhur.