Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Po inspektohen punimet në Mushtisht

2018/11/13 - 12:04

Në fshatin Mushtisht janë duke u zhvilluar shumë punë, në disa segmente, për rregullimin e infrastrukturës. Për të parë ecurinë e punimeve në këtë fshat ka shkuar kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, i cili gjatë vizitës së punimeve ka thënë se: “Në Mushtisht projektet për rregullimin e infrastrukturës, në shumë segmente rrugore janë në përfundim e sipër”.

“Në secilin cep të teritorit të Komunës së Suharekës, po punohet dhe ne nuk do të ndalemi”, ka shtuar kryetari Muharremaj.