Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Po realizohet Projekti “Punë për Komunitetin” në Komunën e Suharekës

2021/11/08 - 12:44

Drejtori i GIZ-it në Kosovë z.David Oberhuber dhe kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali  Muharremaj, të shoqëruar edhe nga kryetari i Rrjetit të Grupeve Lokale të Veprimit z. Njazi Ibrahimi, kanë qenë pjesë e aktiviteteve të Projektit të përbashkët  “Punë për Komunitetin” në Komunën e Suharekës. Me këtë rast ata së bashku kanë mbjellur edhe drunjë dekorativ përgjatë shtratit të lumit që kalon përmes fshatrave Leshan dhe Tërrnje. Realizimi i këtij projekti po bëhet sipas një Memorandumi Mirëkuptimi mes Komunës së Suharekës, GI-it dhe GLV “Natyra”, ndërsa punët që do të kryehen janë në  pastrimi, zgjerimi dhe rregullimi i shtratit te lumit që kalon në Leshan dhe Tërrnje. Projekti po mbështet nga  Ministria Federale Gjermane për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim,  permes GIZ-it në Kosovë dhe Komunës së Suharekës.