Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Promovimi i librit “Shtigjeve te jetës sime”  autor Sezair Elshani

2023/01/25 - 2:42

Në ambientet e Qendrës rinore “Shtëpia e Felbahut” në Suharekë, sot u promovua libri autobigrafi “Shtigjeve te jetës sime”  autor Sezair Elshani, nga Sllapuzhani i Suharekës. Kryetari i Komunës z. Bali Muharremaj, ka marrë pjesë në promovimin e këtij libri dhe ka folë fjalë të mira për autorin i cili ndonëse jeton dhe më herët ka punuar në Prishtinë, ai nuk e ka harruar kurrë  fshatin e lindjës dhe Komunën e Suharekës. Kryetari ka përshëndetur edhe të pranishmit, në mesin e të cilëve kishte shumë veprimtarë dhe veteranë të arsimit të cilët kanë kontribuar në vazhdimsi  për të mirën e vendit. Libri “Shtigjeve te jetës sime” i autorit  Sezair Elshani, përmban në vete shumë zhvillime, ngjarje, aktivitete dhe histori të kohës dhe jetës së autorit.