Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

QKMF-ja “Rexhep Kuçi” ka shënuar 12 Maji Ditën  e Infermierisë.

2022/05/12 - 1:24

QKMF-ja “Rexhep Kuçi” në Suharekë, me aktivitete të ndryshme sot ka shënuar 12 majin- Ditën e Infermierisë. Kështu aktivitetet kanë filluar  në sheshin “Fadil Vata” ku një grup i infermierëve kanë ofruar këshilla mjekësore ,majten e tenisonit dhe te glikemisë si dhe kanë shpërndar  fletpalosje per qytetarët. Këtë aktivitet e ka mbështetur Kompania “Golden Eagle”, të cilën publikisht e kanë falenderuar profesionistët shëndetësor.