Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Rruga “Shqiptari” në Studençan, ka filluar të ndërtohet

2019/07/16 - 9:29

Në fshatin Studençan, ka filluar të nërtohet rruga “Shqiptari, rrugë e cila lidhet edhe me fshatin Samadrexhë, por ka qasje edhe në rrugën kryesore, regjionle Suharekë-Rahovec.

Për t’i parë punimet në këtë zonë, ka shkuar kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, së bashku me vartësit e tij.

Kryetari, gjatë vizitës së punimeve është shprehur: “Punën e vazhdojmë në fshatin Studençan tek Rruga “Shqiptari”, e cila ka qenë nevojë e kahmotshme që të ndërtohet”

“Kjo rrugë e lidhë fshatin Studençan me Samadrexhen dhe poashtu kjo rrugë ka qasje në rrugën regjionale Suharekë-Rahovec”

“Obligimi ynë gjithmonë është shërbimi ndaj qytetarëve dhe mekanizmi i kësaj është vetëm puna”, ka thënë në fund, kryetari Muharremaj.