Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Rrugët janë të kalueshme, vende-vende me pak vështirësi kalimi

2019/01/10 - 11:41

Në takimin e rregullt për koordinim lokal të sigurisë, nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka, kryesuese e takimit, ka bërë të ditur se edhe përkundër reshjeve të pandërprera të borës të gjitha rrugët janë të kalueshme, por ka vende ku ka vështirësi kalimi. Nënkryetarja më pas ka fol edhe për aktivitetet dhe punët që janë kryer gjatë javës në Komunë e sidomos ka fol për projektin shtretërit shtëpiak që është në proces të tenderimit. Ndërsa për gjendjen e sigurisë në Komunë ka fol komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi, i cili pasi e ka vlerësuar të qetë situatën më pas ka shtuar se janë arrestuar tre persona të dyshuar për falsifikim parash metalike si dhe për kapjen në flagrancë të dy hajnave nga Podujeva. Ai ka raportuar edhe për një vdekje të dyshimt në Shirokë.