Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Sefer Kadriaj dhe Uwe Raschel ish-ushtar gjerman, dhuruan paisje për zjarrëfikës

2021/12/28 - 3:09

Bashkëatdhetari ynë Sefer Kadriaj nga Krushica e Epërme që punon dhe jeton në Gjermani dhe Uwe Raschel ish-ushtar gjerman i cili ka shërbyer pas luftës në Kosovë, kanë dhuruar sot një donacion në vlerë  prej 15 mijë euro për Njësinë e Zjarrëfikësve në Suharekë. Ata në këtë vlerë kanë sjell paisje për zjarrëfikësit. Kryetari Muharremaj, ka falenderuar donatorët dhe ka shtuar se: “Ky vullnet i mirë për humanizëm na nderon të gjithëve në Komunën e Suharekës.”