Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Situatë e sigurisë e qetë dhe stabile në Komunën e Suharekës

2021/10/14 - 11:13

Në takimin e rregullt dyjavor  të Koordinimit lokal për siguri u tha se situata  në Komunën tonë është e qetë dhe stabile. Kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, gjatë takimit të sotëm,  fillimisht ka bërë të ditur se gjendja sa i përket Pandemisë është duke shkuar kah normalizimi, pasi rastet janë shumë të vogla krahasuar me gjendjen që ishte para disa javëve. Ajo më pastaj ka numëruar edhe aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy jave duke, disa nga të cilat janë: Takimi i KKSB-së, furnizimi me ujë të pijshëm për Rrugën “Xhavit Sylaj”, pastaj për fushatën që po zhvillohet rreth  muajit të kancerit të gjirit si dhe për aktivitete tjera.

Kurse komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, gjatë raportimit për  rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave, ka shtuar se janë: 3 vjedhje, 6 aksidente në trafik, 1 lëndim i rënd trupor, 6 lëndime të lehta trupor, 2 dëmtim prone, 1 incident zjarri, 1 mjet i pashpërthyer, 1 vetëgjyqësi, 1 shqetësim dhe 1 keqpërdorim i besimit. Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 493  tiketa, prej të cilave 257 për kundërvatje dhe  236 për  mosrespektim të masave ndaj COVID-19.

Komandanti ka bërë të ditur dhe se me donacion të KFOR-it, në stacionin policor është e gatshme dhoma e miqësisë, për çka ka falënderuar për këtë donacion.