Kryetari i Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi, sot ka vizituar Komunën e Suharekës ku është pritur nga kryetari z.Bali Muharremaj dhe së bashku kanë vizituar edhe Shtëpinë e të Moshuarve në Gjinoc. Kryetari Muharremaj ka shtuar se me kryetarin Latifi dhe me Komunën e Rahovecit kanë bashkëpunim të mirë si dy komuna:
“Kryetari i Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi, është një prej kryetarëve më të mirë dhe më të angazhuar në Kosovë.
E falenderoj për vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që e kemi si dy komuna.
Së bashku vizituam edhe Shtëpinë e të Moshuarve në Gjinoc, ku së afërmi u njoftua edhe me kushtet që i ofron kjo qender. “